Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vritet një polic dhe plagoset një tjetër në Serbi, MUP-i e identifikon autorin si shtetas të Kosovës, ia publikon fotografinë

Vritet një polic dhe plagoset një tjetër në Serbi, MUP-i e identifikon autorin si shtetas të Kosovës, ia publikon fotografinë

Një polic u vra dhe një tjetër është plagosur rëndë nga disa të shtëna në mesnatë në Loznicë të Serbisë.

Mediat në Beograd raportojnë se policia serbe e ka gjetur pasqportën e të dyshuarit për sulm dhe se ajo është pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajzirit, të lindur më 1991.

Sipas raportimeve nga mediat serbe, pasi ndaluan një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona, gjatë daljes nga vetura një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur një polic në gjoks dhe një tjetër në shpatull, e më pas ka ikur.