Një grua është vrarë sot në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari.
Rugova ka informuar se viktima është rreth 63-vjeçare.
“Rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informacionin se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka ndodhur një rast i rëndë. Ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.”, ka informuar Rugova. /TV Arbëria