Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vritet i riu shqiptar nga një shqiptar tjetër në Itali

Vritet i riu shqiptar nga një shqiptar tjetër në Itali

Mbrëmjen e së dielës është vrarë një i ri shqiptar në Itali.

Siç raportojnë mediat Italiane Vladimir Topjana, 43 vjeçar u vra në një parking mes dy bizneseve në Fontanafredda, në provincën e Pordenones, më saktësisht pranë një lokali ku njerërit ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen Roma-Juventus.

Sipas raportimeve viktima ishte në parking dhe po fliste me një të afërm e më pas aty shkoi një “Audi” e bardhë, prej të cilës dolën dy persona dhe brenda disa minutave situata u tensionua.

Pasi klientët në lokal tentuan t’i qetësojnë, të katërtit u larguan në një hapësirë tjetër, ku edhe ndodhi vrasja.

Pas ngjarjes tragjike, dorasi është larguar me të dyshuarit tjerë me veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ambulanca, e më pas kanë shkuar edhe familjarë të viktimës.

Topjana u përshkrua si njeri i qetë nga njerëzit që e njihnin.