G.A, muratori shqiptar që vrau bashkëshorten 38-vjeçare me çekiç është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ngjarja kriminale ndodhi më 18 Prill 2021 ku G.A goditi me çekiç gruan e tij D.A , në Pove del Grappa, në provincën e Vicenza-s.
Fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika poshtë krevatit në dhomën e tyre kur ndodhi krimi makabër.
Gjykata gjithashtu e dënoi 53-vjeçarin me dëmshpërblim pasuror. Ai do të duhet të paguajë 100 mijë euro për çdo fëmijë.
Gjykata urdhëroi edhe heqjen e përgjegjësisë prindërore. /TV Arbëria