Një rast i fshehur prej shumë vitesh dhe i dalë në dritë vetëm së fundmi po bën bujë. Bëhet fjalë për Sokol Hoxhajn, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos në vitin e mbrapshtë 1997 (muaji mars) dhe të një gruaje shqiptare në gusht të të njëjtit vit.
Aktualisht në ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit. Pasi kreu vrasjen e dyfishtë në vendin e tij të lindjes, Hoxha u arratis, duke u fshehur fillimisht në Greqi dhe më pas duke u zhvendosur në Belgjikë.
Top Channel raporton se pas hetimeve shumëvjeçare të agjencive më të mëdha të zbatimit të ligjit në Europë dhe jo vetëm, aktiviteti kryesor i Sokol Hoxhës në Belgjikë ka qenë prostitucioni. Madje edhe vrasja e kryer në këtë vend lidhet ngushtë me këtë aktivitet gjithashtu të paligjshëm.