Një tentim vrasje ka ndodhur në orët e para të mesnatës në Prishtinë.
Viktima e ka njoftuar policinë se ndaj tij është shtënë me armë zjarri, nga një person me të cilin kishte mosmarrëveshje në të kaluarën. I njëjti nuk ka marrë lëndime.
“Pas shikimit të disa kamerave të sigurisë është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili pas veprës është larguar në drejtim të panjohur.”, ka njoftuar PK-ja.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe se po e heton rastin.