Policia sot ka informuar për një vrasje në tentativë në qytetin e Mitrovicës.
Lidhur me rastin, dje është arrestuar një i dyshuar, të cilit i është konfiskuar një pistoletë.
“Viktima mashkull sh/k ka raportuar se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasoj vetura është goditur dy plumba. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast.”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. /TV Arbëria