Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vrasje në tentativë në Gjilan dhe në Skenderaj, dy të arrestuar

Vrasje në tentativë në Gjilan dhe në Skenderaj, dy të arrestuar

Policia ka informuar sot se janë arrestuar dy persona për veprën penale “Vrasje në tentativë”, në dy raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur të martën në fshatin Gumnishtë të Poshtme të Gjilanit, me ç’rast, të dyshuarit i është konfiskuar një thikë.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rezallë të Skenderajt, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një shufër.

/TV Arbëria