Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vrasje në tentativë në Gjilan

Vrasje në tentativë në Gjilan

Policia sot ka informuar për një vrasje në tentativë në komunën e Gjilanit.

Viktima, i cili është therur me thikë, është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm.

I dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima mashkull shtetas nga Kosova pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull shtetas nga Kosova i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.”, ka informuar Policia.

Ndërkohë, rasti është në procedurë hetimore.

/TV Arbëria