Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vrasje në tentativë në Ferizaj, policia jep detaje

Vrasje në tentativë në Ferizaj, policia jep detaje

Një person është therur me thikë dje në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Policia e ka klasifikuar rastin si “Vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që pas një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.