Policia sot informoi për një vrasje në tentativë në Drenas.
Një person i panjohur, të hënën pas mesnate, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja te armës, dhe një predhë. Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.”, bëri të ditur Policia. /TV Arbëria