Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vrasje në Llapashticë të Podujevës, vdes një person nga lëndimet që i mori nga arma e zjarrit

Vrasje në Llapashticë të Podujevës, vdes një person nga lëndimet që i mori nga arma e zjarrit

Një vrasje ka ndodhur pak më parë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia ka thënë se hetuesit policorë kanë nisur hetimet, por nuk kanë bërë të ditur për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarit.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.