Katër persona janë ndaluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tirane, ku mbeti viktimë 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Katër personat e ndaluar dyshohen si autorë të ngjarjes.
18-vjeçari mbeti viktimë pas një sherri të çastit, ndodhur në natë më parë në rreth rrotullimin e Shkozës në kryeqytet.
Në konflikt u përfshinë dy grupe të rinjsh që lëviznin me dy automjete. 18-vjeçari u godit me thikë sapo doli nga automjeti. I riu nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. /abcnews.al