Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vrasja me armë zjarri në Podujevë, viktima raportohet se u qëllua me breshëri plumbash brenda veturës së tij

Vrasja me armë zjarri në Podujevë, viktima raportohet se u qëllua me breshëri plumbash brenda veturës së tij

Mbrëmjen e së shtunës, një person u gjet pa shënja jete pas disa të shtënave me armë zjarri në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Policia bëri të ditur se rreth orës 19:30 kanë pranuar informacion për të shtëna në atë zonë.

Zëdhënësja Flora Ahmeti tha ekipet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një burrë pa shenja jete.

“Mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e tij në vendngjarje. ‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, ka thënë Ahmeti.

Sipas raportimeve të Llapi.info, i ndjeri është identifikuar si Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik.

Ai dyshohet se është qëlluar me disa plumba teksa ndodhej në makinën e tij.

Hetuesit policor së bashku me prokurorin e shtetit, tashmë janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar motivin dhe rrethanat e ngjarjes.