Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot të dyshuarit dalin para gjykatës

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot të dyshuarit dalin para gjykatës

Sot tre të dyshuarit për ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj, pritet të dalin para gjykatës në Pejë.

Ata akuzohen për një vrasje të trefishtë në Gllogjan, që ndodhi në nëntor të vitit 2021.

Në seancë, pritet të shfaqen prova materiale të mbledhura nga Prokuroria e Kosovës.

Kujtojmë se, tre persona qenë vrarë në sulmin me armë zjarri kundër autobusit, i cili po kthehej pasi kishte bartur nxënësit nga shkolla.

Viktima ishin 2 nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., dhe shoferi i autobusit S.Gj.

Sipas Prokurorisë, vrasja ka ndodhur “për motive hakmarrëse pa çarë kokën për pasojat” të familjes Mehmetaj ndaj tani të ndjerit S.Gj., duke e ndërlidhur vetëvrasjen e motrës së të akuzuarve Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, H.M., me tani të ndjerin S.Gj.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.

/TV Arbëria

Themes by WordPress