Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vrasja e policit serb në Loznicë/ Rrusta nga PSD-ja thotë se ky rast duhet të ketë trajtimin si rast kriminal dhe jo politik

Vrasja e policit serb në Loznicë/ Rrusta nga PSD-ja thotë se ky rast duhet të ketë trajtimin si rast kriminal dhe jo politik

Në një prononcim dhënë për GazetaBlic, zyrtarja nga Partia Social Demokrate, Teuta Rrusta ka theksuar se rasti i fundit në Serbi ku është mbetur i vrarë një polic serb dhe është plagosur një tjetër, e ku dyshohet se Faton Hajrizi ka kryer këtë krim.

“Për ne nuk ka asnjë implikim, që mundemi të dëshmojmë se ky njeri është pjesë e ndonjë organizimi ndaj shtetit fqinjë, por për neve është vetëm rast ordiner i cili për fatin tonë të keq nga ky rast është duke përfituar spektakël dhe vëmendje nga Serbia”, tha ajo.

Sa i përket këtij rasti të ndodhur në vendin fqinjë, Rrusta potencon se ky rast duhet të ketë trajtim si rast kriminal dhe jo si rast politik siç është raportuar në Serbi.

“Së pari, rasti në fjalë duhet të ketë trajtim si rast ordinerë kriminal, dhe përmasat e spektalit që ka marrur më shumë janë senzacionale që njerëzit janë duke parë, sesa që është ndonjë problem fundamental për shtetin. Serbia në këtë rast kur ne e bëjmë kaq të madhe këtë temë, për mua është një rast ordinerë, është që ajo ka për të provuar qysh ka filluar edhe tani siç e keni parë që ka përdorje politike, i cili do të provohet të përdoret me qdo kusht politikisht nga ana e Serbisë”, tha tutje ajo.

Sa i përket sistemit të Burgjeve të Kosovës, Rrusta deklaron se ka ky sistem ka dështuar dhe sipas saj nuk janë duke kryer punën korrektuese por vetëm ndëshkuese.

“Sistemi i Burgjeve të Kosovës ka dështuar, është problematike se si burgjet me qenë korrektuese përfundojnë duke mirëmbajtur një kriminelë. Njerëzit në burg kur hynë me një rast dhe dalin më të mllefosur, në vend se të rehabilitohen dhe të dalin ata njerëz më të përshtatshëm për qytetarët. Burgjet në Kosovë, nuk janë duke kryer punën e tyre korrektuese, më tepër po janë ndëshkuese sesa korrektuese. Mendoj se nëse ka diqka të mirë Burgu i Kosovës, është vetëm titulli i vet dhe ideja që atë titull korrektues të bëhet i vërtetë përpos dështimit në siguri”, vazhdoi ajo.

Ndërsa për rrjedhën e këtij rasti Rrusta nga PSD tha se nga Qeveria e Kosovës, ky rast duhet të zbulohet për t’u parë se nuk është një rast që ka të bëjë me politikë.

“Secili institucion ka përgjegjësitë e veta dhe unë megjithatë qëndrojë prapa asaj që të ketë trajtim si rast ordinerë, rrjedhimisht nuk është dashtur as ministrat dhe akterët tjerë politikë me pasur përfshirje direkte me rastin. Ne si Qeveri dhe shtet duhet të sigurojmë të gjitha kapacitetet për të zbuluar rastin dhe rrjedhjen e tij,dhe të provojmë për të treguar maksimalisht që ky rast nuk është rast politikë. Krejt puna jonë duhet me qenë në drjejtimin e saj, kjo është punë që dëshiron rezultat”, përfundoi Teuta Rrusta.