Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vrasja e Lulzimit nga Podujeva, familja jep besë një muaj për dorasin

Vrasja e Lulzimit nga Podujeva, familja jep besë një muaj për dorasin

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka bërë të ditur se familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahut i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar imami.

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, kishte vdekur si pasojë e plagëve të marrë pasi që ishte goditur me makinë dhe me shkop të bejsbollit nga dy të mitur në Podujevë.