Vëllai i Liridona Ademajt e cila u ekzekutua në nëntor të vitit 2023 ka dhënë sot dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Leonard Ademaj është shprehur se Liridona pak muaj para se të vritej, është rrëfyer duke thënë se Naim Murseli e kishte tradhtuar.
E sa i përket motivit të tradhëtisë, burime të afërta kanë rrëfyer detaje ekskluzive për Tv Arbëria.
Sipas burimeve, pretendohet se Murseli e kishte tradhëtuar Liridonën me gruan e vëllait të Kushtrim Kokallës, njërit prej tre të arrestuarve për rastin në fjalë.
“Me atë femnën që ka pasë ky punë qiky Murseli, që ka pasë aferë, ajo e ka nxonë dhe aty kanë fillu problemet. Ajo femna është gruja e qati policit, kusherinit të tij i ka diçka të familjes jon këta. Ai polici është vëllau i qitij të FSK’së që i ka ndihmu këtij me kry vrasjen. Këta e dinë veç familja e Liridonës edhe e këtij, familja e Liridonës kallxojnë direkt. Ai i FSK’së që i ka ndihmu këtij me kry vrasjen ose që ia ka organizu vrasësin, ajo gruja që ka pasë aferë me të është gruja e vëllaut të tij, Nuk e di, kur ka ndodhë ky rast njëfarë polici u përmendke polici, polici, gruja e tij u konë në pytje. Qaj polici edhe ky Kokalla i FSK’së këta janë vllazën”, thotë burimi i Tv Arbërisë.
Ndryshe, edhe gjatë seancës së sotme Leonardi i është përgjigjur edhe një pyetje të bërë nga Naim Murseli gjatë seancës gjyqësore.
“E kam një pyetje për Leonardin, për 12 vjet martesë a është ankuar ndonjëherë motra e tij për mua apo raportin tonë?”, pyet Naim Murseli.
“Jo nuk është ankuar, përveç që para disa muajve para se të ndodhte ngjarja, e kishte prekur shumë një aferë tradhtie e Naimit me një të afërm. Por që ajo vet e kishte e zgjidhur këtë punë me të dhe ne nuk e kemi kundërshtuar veprimet e saj“, përgjigjet Leonard Ademaj.