Ish-anëtarja e Mossadit: Sulmi me pejxherë mbi operativët e Hezbollahut, ka funksionuar për mrekulli

Ish-shefja e departamentit të analizës dhe hulumtimit pranë inteligjencës...

Eskalon Drejtori i financave në Postë Feim Kelmendi, shanë me nënë opozitarët dhe kritikuesit e Kurtit

  Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi,...

Deputeti Bekë Berisha shfaqet me krah të thyer pas aksidentit, tregon për momentet e para pas përplasjes

  Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vrasja e Liridonës, Pacolli nis procesin gjyqësor ndaj analistit Arian Curri

Extra AL PVC

 

Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e shkuar ka prodhuar një proces gjyqësor në Shqipëri.

Deklaratat e analistit, Arian Currit në studion e emisionit Top Storyt në Top Channel janë bërë objekt i një padie të ish-Presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli ndaj analistit.

Analisti ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës se duhet të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 10 tetor.

Pacolli e akuzon Currin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”.

I pyetur nga Top Channel në lidhje me thirrjen në gjyq, Curri tha se në deklaratat e tij nuk ka pasur kurrë fyerje apo shpifje.

Analisti ka ironizuar situatën, duke thënë se “në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media”.

“Do të paraqitem vetë në gjyq në datën e caktuar. Njoftimin e mora nga mediat, te cilat raportonin se Bexheti ka kërkuar dënimin tim me burg.

Si ndërtues dhe biznesmen i Kremlinit, Bexhet viktima mendon se në Shqipëri, ashtu si në Rusi, gazetarët burgosen për opinionet e tyre.

Në deklaratat e mia s’ka patur kurrë shpifje as fyerje për askënd. Nëse Bexhet viktima flet një shqipe tjetër nga e imja, ky s’është problemi im.

Po vjen nëntori i vitit të vrasjes se Liridona Ademit dhe Pacoll viktima, në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media.

P.S: Termi “viktimë” për Bexhetin nuk është fyerje, por term gjyqësor, sepse në padinë kundër meje Pacolli merr statusin e viktimës akuzuese’, tha Curri i pyetur nga Top Channel.

spot_img

Të fundit

Ish-anëtarja e Mossadit: Sulmi me pejxherë mbi operativët e Hezbollahut, ka funksionuar për mrekulli

Ish-shefja e departamentit të analizës dhe hulumtimit pranë inteligjencës...

Eskalon Drejtori i financave në Postë Feim Kelmendi, shanë me nënë opozitarët dhe kritikuesit e Kurtit

  Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi,...

Deputeti Bekë Berisha shfaqet me krah të thyer pas aksidentit, tregon për momentet e para pas përplasjes

  Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë...

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit Perëndimor: I përkisni Evropës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i...

Ish-anëtarja e Mossadit: Sulmi me pejxherë mbi operativët e Hezbollahut, ka funksionuar për mrekulli

Ish-shefja e departamentit të analizës dhe hulumtimit pranë inteligjencës izraelite Mossad, ka thënë se sulmi mbi operativët e Hezbollahut që përdornin pejxherë “ka funksionuar...

Eskalon Drejtori i financave në Postë Feim Kelmendi, shanë me nënë opozitarët dhe kritikuesit e Kurtit

  Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka degraduar në gjuhën e përdorur ndaj opozitarëve që po e kritikojnë Qeverinë Kurti. Në...

Deputeti Bekë Berisha shfaqet me krah të thyer pas aksidentit, tregon për momentet e para pas përplasjes

  Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë më parë nga ku edhe duket që ka marrë lëndime serioze. Në fotografinë e publikuar...