Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava janë dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë të enjten në masa të rrepta sigurie.
Kjo është seanca e para për këtë vit (2026), që i prin ciklit të seancave të mëparshme, e që në atë të fundit u paraqitën video-incizime që, sipas prokurorisë, tregojnë takimet dhe lëvizjet e të akuzuarve para ngjarjes.
Mes pamjeve të prezantuara ishin edhe momente nga darka e fundit e Liridonës me familjen, si dhe lëvizje që ndërlidhen me të akuzuarin Granit Plava.
Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar nga ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli,