Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vrasja e grave në Ferizaj e Pejë, mblidhen institucionet e drejtësisë dhe sigurisë

Vrasja e grave në Ferizaj e Pejë, mblidhen institucionet e drejtësisë dhe sigurisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.

Siç mëson Ekonomia Online, ky takim do të mbahet nga ora 14:30 në ish-ndërtesën Rilindja.

Ky takim mbahet pas vrasjes së një gruaje nga ana e bashkëshortit në Pejë dhe rastit tjetër në Ferizaj, ku Erona Cokli dyshohet u vra nga ish-bashkëshorti i saj.