Pas rreth 40 orësh në arrati pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri, Faton Hajrizi u vra nga forcat speciale serbe në fshatin Trbushnicë, afër kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinën.
Faton Hajrizi nuk u dorëzua, iu kundërpërgjigj policisë serbe deri në momentet e fundit
Avokati Arbër Jashari ka cilësuar këtë ngjarje si një “veprim hakmarrës” të shtetit serb, duke theksuar se Serbia veproi në “emocione” për shkak të lidhjes së Hajrizit me UÇK-në, vrasjen e një ushtari rus në vitin 1999 dhe për vrasjen e policit serb.
“Mendoj që Serbia nuk ka reaguar si një shtet dhe aq më pak si një shtet demokratik. Ndoshta qëllimi ka qenë që ai të vritet dhe të ekzekutohet. Pasi kanë qenë të motivuar edhe prej shkak të etnisë edhe për shkak të vrasjes së një policisë serbe. Dhe me gjasë në këto emocione, gjë që shtetet nuk duhet me pas emocione kanë vepruar dhe kanë pasur qëllim ta ekzekutojnë”, ka thënë Jashari.
Jashari ka ritheksuar se qëllimi i Serbisë nuk ishte arrestimi, por vrasja e Hajrizit. Sipas tij, nuk ka qenë e vështirë të lokalizohet apo të arrestohet Hajrizi.
Pse po them kështu? Nuk ka qenë e vështirë të lokalizohet e as të mbahet e as të arrestohet duke qenë se ka qenë një person, nuk ka pas as shumë armë të rezistojë. Pastaj puna e ushqimit, plagosja, pagjumësia e krejt këto janë rrethanat të cilat shteti do të kishe interes ta arrestonte apo ta neutralizonte besoj që gradualisht kish me ardhë te arrestimi i tij pa pasoja në policisë e vet. Por si duket janë nis më atë synim dhe kësaj i ka kontribuar edhe shtetit serb edhe mediat që kanë raportuar pr Faton Hajrizin, lidhjen e tij me UÇK-në, me vrasjen e rusit. Me shume ka qenë një veprim hakmarrës i shtetit sesa një veprim i bazuar në ligj, i cili do të duhej ta ketë bërë një shtet demokratik”, ka thënë Jashari në “FIVE” të Dukagjinit. /RTV Dukagjini