Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vrasja e Arlinda Zekajt, policet gra u vendosen djë nëpër hyrje të institucioneve për t’u përballur me protestën

Vrasja e Arlinda Zekajt, policet gra u vendosen djë nëpër hyrje të institucioneve për t’u përballur me protestën

Të mërkurën në Prishtinë është mbajtur një protestë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit nga sheshi “Zahir Pajaziti” fillimisht kishin shkuar në Ministrinë e Drejtësisë për të realizuar aksionin e tyre, duke vazhduar më pas tek Këshilli Prokurorial, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor e deri tek Qeveria e Kosovës.

Para objektit të Policisë së Kosovës ishin vendosur tri police gra, të cilat qëndronin aty derisa po zhvillohej protesta, ndërkohë që hideshin edhe tymuese të zeza e objekti gjuhej me ngjyrë të kuqe.

Njëjtë është vepruar edhe tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe tek objekti i Qeverisë së Kosovës, ku nga dy police gra ishin vendosur në hyrje të ndërtesave, teksa po zhvillohej protesta.