Kosova po përballet me një fenomen shqetësues gjithnjë e më të madh lidhur me dhunën mes të rinjëve.
Vrasja e fundit që ndodhi në Vushtrri ku një 19 vjeçar morri jetën e bashkëmoshatarit të tij ka tronditur thellë opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime më të mëdha për sigurinë dhe të ardhmen e rinisë kosovare.
Situata në Vushtrri vjen si një shenjë e alarmit për autoritetet dhe shoqërinë në përgjithësi, për të përballuar sfidat që po rrezikojnë paqen dhe sigurinë në vend.
Lidhur me rastin, psikologu Rron Kastrati në një prononcim për TV ARBËRIA, vlerëson se është fenomen shqetësues, derisa theksoi se të rinjët shpesh imitojnë sjellje të tilla të dhunshem të cilat po promovohen në shoqërinë tonë.
“Në spektrin psikologjik dhe atë social e sociologjik sigurisht që përdorimi i armëve të përfshira në konflikte të dhunshme nga adoleshentët e moshës 17 -19 në këto intervale është një fenomen shqetësues që m und të analizohet nga disa këndvështrime psikologjike sociale dhe sociologjike. Ne e dimë që gjatë adoleshencës në fakt, individët përjetojnë ndryshime të mëdha hormonale dhe emocionale të cilat qojnë në sjellje impulsive dhe agresive e pikërisht kjo fazë është një proces i formimit të identitetit dhe shpesh kërkojnë modele për tu ndjekur këta adoleshentë dhe këto modele promovojnë shpesh herë dhunën dhe përdorimin e armëve. E sikundër pra adoleshentët, imitojnë këto sjellje si një mënyrë për të afirmuar veten e për të fituar respekt në grupin e tyre shoqërorë, duke mos marrë fare parasyshë karakterin e atij grupi shoqërorë. E që ndjekja e këtyre modeleve të gabuara veçanërisht në rrjetet sociale ndikon negativisht në sjelljen e të rinjëve duke i shtyer drejt veprimeve të dhunshme homosuicidale, lënduese ndaj të tjerëve e që këtu është edhe faktori i mbështetjes familjare komunitare që luan një rol konkret në sjelljet devijante të adoleshentëve”, tha Kastrati.
Më tej ai theksoi rëndësinë e institucionit të familjes dhe komunikimin prindërorë. për të cilin Kastrati tha se është qelësi kryesorë i atashimit të shëndetshëm me fëmijët.
“Pra prindërit shohim shpesh raste kur janë të zënë me punë dhenuk kanë kohë të mjafrueshme të merren më fëmijët e që komunikimi është qelësi kryesor i një atashimi të shëndetshëm me fëmijët ne e dimë që kur mungon ky komunikim, ky atashim, atëherë te adoleshentët mund të mbushet me e mungesa e këtij komunikimi dhe mbështetje të monitorimit prindërorë qonnë ndjeknej e modeleve të gabuara sipas një analize të cilën unë e shoh në Kosovë referuar kontekstit vendor. Nga perspektiva psikologjike e sociologjike që të dyja bahskë faktorë si varfëria papunësia krizat sociale kontribojnë në rritjen e sjelljeve të dhunshme te të rinjët e në fakt këto te komunitetet ku mungojnë mundësitë për zhvillimin profesional. Adoleshentët sigurisht ndihen pa shpresë dhe u drejtohen sjelljeve devijante e që natyrisht ëprmes këtyre sjelljeve impulsive arrogante e shprehin frustrimin e tyre. Janë modele të gabuara veçanërisht në rrjete sociale e promovojnë dhunën dhe përdorimin e armëve duke i shtyer ata drejt një rruge të krimit, dhe kjo është shumë shqetësuese. Ne shohim që ndërveprimi i faktorit psikologjik, social e sociologjik kijon një ambient ku adoleshentët mund të përfshihen në sjellje të dhunshme dhe përdorimin e armëve e duhet ta dinë një gjë që është thelbësore, familjet, shkollat psikologët shkollorë specifikisht duhet të bashkëpunojnë përmes një procesi e formacioni multidisiplinarë. Pra për të organizuar jo vetëm aktivitete por edhe plane konkrete të këtij ndërveprimi institucional për me i ofru mbështetje dhe modele pozitivë këtyre të rinjëve, të rinjët tanë në Kosovë kanë nevojë për modele pozitive që rrisin jo vetëm ndërgjegjësimin sjellorë, edukative tërësorë pra njerëorë po këto modele pozitive kontribojnë edhe në ruajtjen e kualitetit inovativ që adoleshentët mund ta promovojnë në shoqëri e jo në të kundërtën, siç po ndodh aktualisht me këto vrasje”, tha më tej psikologu.
Tutje ai tha se “unë jam pro një promovimi të zhvillimit të shëndetshëm tek të rinjët dhe duke i luftuar institucionalisht, intelektualisht këto modele negative që të rinjët tanë i konsumojnë i marrin për bazë dhe i promovojnë në grupacione të ndryshme. Pra duhet vetëm të ndryshojmë pozicionimin, modelet negative i luftojmë, modelet pozitive të njerëzve të shquar, të arrirë, të suksesshëm le të jenë pjesë ediskutimeve komunikimeve në secilën familje në Kosovë. Se sot është bërë lehtë që edhe fëmijet e adoleshentët të shqisin në rrugë të mjegullta, rrugë qorre të cilat e shkaktojnë krizën më të thellë familjare të dhunë, abuzimit me substance narkotike, e që pastaj këto rrisin rrezikun e përgjithshëm familjarë e komunitarë, funskional e shtetërorë e në anën tjetër pastaj qudia më e madhe zgjatë tri ditë ndërkohë vazhdojmë me çështje të tjera duhet tit hemi stop një herë e mirë këtij procesi të gjithë ne si profesionistë e kontributdhënës në shoqëri, ju media e politikanë të mirëfilltë le të organizohen sepse shteti ynë mund të përballet akoma më shumë me problem të tilla e që përbëjnë një shqetësim kolektiv dhe një frikë e pasiguri për të rinjët tanë që janë promotori kryesor i zhvillimit të shoqërisë dhe avancimit me shumë sfera profesionale e jetësore”, shtoi Kastrati për TV ARBËRIA./E.Salihu