Bleon Dibrani, i moshës 19-vjeçare, i dyshuar për vrasjen e djeshme në Vushtrri ku mbeti i vdekur Ardit Zymberi 19 vjeçar u arrestua mbrëmë nga Policia e Kosovës.
I njëjti bëhet e me dije se gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer vrasjen.
“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i pandehuri e ka pranuar fajësinë për vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.