Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar në Ferizaj një Golf V për kundërvajtje në trafik.
Personi i cili është ndaluar, i ishte hequr paraprakisht patent shoferi deri më 16 korrik.
Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.
“Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti.”, thuhet në njoftimin e PK-së.