Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Voziti 130 km/h në zonën e shpejtësisë 80 në Mitrovicë, dënohet me 300 euro gjobë

Voziti 130 km/h në zonën e shpejtësisë 80 në Mitrovicë, dënohet me 300 euro gjobë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar kundërvajtësin i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, drejtoi automjetin me shpejtësi prej 134 km/h, në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi të Policisë, bëhet e ditur se Njësia e Trafikut gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë me shpejtësi prej 134 km/h.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 134 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muaj.

/TV Arbëria