Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Voton Vitia, ishte i shoqëruar nga djali i tij

Voton Vitia, ishte i shoqëruar nga djali i tij

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Arben Vitia ka votuar pak më parë në qendrën e votimit “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij i cili votoi për herë të parë.

Vitia tha se sot është ditë e madhe për demokracinë.

“Sapo votova në qendrën e votimit ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë.  Edi ishte më i lumturi sepse votoi për herë të parë. Ditë e madhe për demokracinë. Sa më shumë që votojmë, aq më shumë e forcojmë atë”, tha ai.