Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Voton kryetari i KQZ-së, Radoniqi: Bëj apel që të respektohen rregullat e KQZ dhe ligji i zgjedhjeve

Voton kryetari i KQZ-së, Radoniqi: Bëj apel që të respektohen rregullat e KQZ dhe ligji i zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar në balotazhin e sotëm.

Ai ka hedhur votën në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Radoniqi ka apeluar për respektim të rregullave dhe rendit në votimet e sotme.

“Me këtë rast bëj apel që të respektohen rregullat e KQZ dhe ligji i zgjedhjeve”, ka thënë ai.

“Se çka ndodhë në realitet në ditën e zgjedhjeve do të mbetet nën administrimin e KKZ-së”, ka thënë Radoniqi, duke shtuar se jo çdo kush ka të drejtë të votojë me asistencë.