Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Voton kryeministri në detyrë Albin Kurti

Voton kryeministri në detyrë Albin Kurti

Në Fakulteti Juridik tashmë ka votuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

“Besoj se sot të gjithë jeni zgjuar herët në mëngjes. Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e mirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh në 18 komuna. Unë kam votuar këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe për të ardhmen e tyre”,  tha Kurti.