Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Votat e deputetëve në Prishtinë e Pejë, procesi në dy komunat më i ngadalësuar

Votat e deputetëve në Prishtinë e Pejë, procesi në dy komunat më i ngadalësuar

Po vazhdon edhe më tej numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga votimet e së dielës, ku deri më tani janë numëruar 47,28 për qind e tyre.

Por, ky proces në disa komuna duket se po ecën pak më ngadalë, përcjell Klankosova.tv.

Në Prishtinë, deri më tani janë numëruar vetëm 29,01 për qind, ndërkaq në komunën e Pejës 21,58 për qind.

Në përditësimin e fundit të numërimit të përgjithshëm nuk ka ndonjë ndryshim të madh në vota, ku top 5-shet e partive kanë mbetur të njëjta.