Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vota për të cilën u përplasën komisionerët e VV’së e LDK’së (VIDEO)

Vota për të cilën u përplasën komisionerët e VV’së e LDK’së (VIDEO)

Komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përplasur mes vete në Sallën “1 Tetori”, ku po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Përplasja mes tyre ka nisur për një votë, ku sipas fletëvotimit të publikuar, ishte votuar LDK. Nga Vetëvendosje kanë kërkuar që kjo votë të shpallet e pavlefshme meqë shenja “tick” kishte dalë pak përtej katrorit. Kundër ka dalë komisioneri i LDK’së, që ka kërkuar që kjo votë të numërohet, duke thënë se “epiqendra është në mes.

Pamje nga kjo përplasje ka ndarë kandidati për deputet i LDK-së, Paris Guri.

“Vëzhgues e komisioner të LDK-së, ju jeni heronjtë e LDK-së. Të gjithë jemi të vetëdijshëm çfarë keni përballë. JEMI ME JU, MBROJENI VULLNETIN E QYTETARËVE MBROJENI REPUBLIKËN “, ka shkruar ai, derisa ka publikuar edhe video.