Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Vonesat e KQZ-së”, Peci: Duhet të kemi parasysh që në zgjedhjet e kaluara kanë qenë 5 kandidatë, ndërsa tash kanë qenë 10, është e pritshme që zgjat më shumë…

“Vonesat e KQZ-së”, Peci: Duhet të kemi parasysh që në zgjedhjet e kaluara kanë qenë 5 kandidatë, ndërsa tash kanë qenë 10, është e pritshme që zgjat më shumë…

Ish-diplomati Lulzim Peci, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën, në TV Arbëria, ka folur për vonesat e KQZ-së, për publikimin e rezultateve përfundimtare.

Ai ka thënë se duhet të kemi parasysh që në vitet e kaluara, në zgjedhje kanë qenë nga 5 kandidatë për deputetë për t’i votuar, ndërsa tash kanë qenë 10 kandidatë. Si rrjedhojë, thotë se është e pritshme që të ketë zgjatje të procesit.

Ai shton se duhet të përmirësohet komunikimi i KQZ-së me publikun.

“Edhe një gjë duhet ta kemi parasysh, në zgjedhjet e kaluara është votuar për pesë kandidatë, në këto zgjedhje votohet për dhjetë. Procesi i numërimit me pesë dhe dhjetë është më i gjatë. Do të thotë, duhet ta kemi edhe një kuptueshmëri për këtë punë, që zgjatë pak. Është e pritshme të zgjat, por nuk është e pritshme që të mos ketë një komunikim më të mirë me publikun nga ana e KQZ-së, sidomos për defektet që ndodhën në mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve. Ato dhanë një pasqyrë jo të mirë,” ka thënë ai.

“Kjo mund të shkaktojë një vonesë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dhe unë shpresoj që KQZ-ja, por edhe institucionet e Kosovës, do të nxjerrin mësime nga krejt kjo që ka ndodhur, që të mos përsëritet në të ardhmen dhe të mbajmë standardin që kemi pas,” ka thënë tutje ai. /TV Arbëria