Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se vonesat e Gjykatës Kushtetuese në publikimin e Aktgjykimit të plotë “duket se po e ndjekin kalendarin drejt një date të dakorduar në heshtje, për të mbajtur dy palë zgjedhje në të njëjtën ditë, me 12 tetor.”.
“Ose, një skenar tjetër, i diskutuar nga disa parti, është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare mes raundit të parë dhe balotazhit të zgjedhjeve për kryetarë komunash.”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Kryeziu thotë se “do ta shohim” se kujt i shkon përshtati ky “dakordim i heshtur”.
“Ajo që dihet, ende nuk ka marrëveshje politike e as që duket se do të ketë. Situata aktuale më shumë po ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme.”, ka shkruar Kryeziu në Fascebook.