Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Von der Leyen: S’duhet të blejmë narativën ruse mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska

Von der Leyen: S’duhet të blejmë narativën ruse mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se është “jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos pranojmë narrativën ruse” mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska.

“Nëse shohim qëllimet strategjike dhe ushtarake të Putinit, ato kanë dështuar plotësisht”, deklaroi ajo.

Rubio u duartrokit pas fjalimit të tij të fuqishëm në Mynih, ku theksoi se Evropa është fati ynë i përbashkët dhe se “ne jemi fëmijët e Evropës”.

Von der Leyen shtoi se Putini kishte synuar të “rusifikonte” Ukrainën, por vendi është bërë evropian. “Ai donte të ndalte NATO-n, por NATO është zgjeruar”, theksoi ajo, sipas raportimit të Sky News.

Ajo përmendi se lufta po afrohet drejt katër viteve, ndonëse Putini kishte parashikuar të pushtonte Ukrainën “brenda disa ditësh ose javësh”.

“Është shumë e rëndësishme që ne, nga ana jonë, të tregojmë të vërtetën për atë që po ndodh në Rusi me ekonominë e luftës, me normat e larta të interesit dhe inflacionin, tërësisht të izoluar”, shtoi presidentja e KE-së.

“Është jetike të avancojmë negociatat dhe të ushtrojmë presion mbi Putinin”, përfundoi Von der Leyen.

Ndërkohë, udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Mynih, ku në agjendë janë lufta në Ukrainë, tensionet me Kinën dhe një marrëveshje e mundshme bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së.