Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas një postimi mbështetës për kryeministrin Kurti, nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se pret reagim nga Hykmete Bajrami dhe ekonomistët e LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
Në pritje të reagimit të Hykmetes dhe ekonomistëve të LDK-së për këtë deklarim mbështetës ndaj Kryeministrit Kurti dhe vlerësim të lartë të sukseseve ekonomike nga
Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen.