Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur lajm të mirë dakordimin për Aneksin e implementimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Von Cramon në një postim në Twitter ka thënë se shpreson që të zbatohet shpejt kjo marrëveshje.
“Është vërtetë lajm i mirë. Po shikoj me padurim të marrë më tepër detaje për këtë. Vërtetë shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar Von Cramon.
‼️ That are really good news.
Looking forward to receiving more details about it.I do hope indeed to see a swift implementation.#Kosovo #Serbia #Dialogue #OhridAgreement https://t.co/t72YTTmSuD
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 18, 2023
/TV Arbëria