Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Volejbollistët e Letonisë aterrojnë për në Kosovë

Volejbollistët e Letonisë aterrojnë për në Kosovë

Kombëtarja e Letonisë në volejboll (meshkujt) ka aterruar për në kryeqytetin e Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Letoninë, në kuadër të grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Në grup janë Kosova, Sllovakia dhe Letonia.

Ndeshja luhet nesër në Gjilan (17.00).

“Kombëtarja udhëton për në Kosovë me 14 lojtarë. Fatkeqësisht Kristaps Platacs, i cili ishte në formë shumë të mirë këtë verë, mungon për shkaqe shëndetësore. Ai do të zëvendësohet nga Hermans Egleskalns, i cili iu bashkua kombëtares këtë javë.

Po ashtu Romans Sauss dhe Patriks Pinka nuk do të shkojnë në Kosovë”, tregon Aivis Kokins, trajner i Kombëtares së Letonisë.

“Nuk kemi shumë informacione për kundërshtarin, pasi ata kanë pasur pak ndeshje zyrtare.

Kemi video incizime të disa miqësoreve,” thotë Aivis Kokins, transmeton faqja “volejbols”.

“Nuk duhet që të shkojmë në Kosovë me idenë se do t’i mundim me një këmbë. Krahasuar me lojën e shpejtë të çekëve dhe estonezëve, ata luajnë më ngadalë. Duhet të jemi të disiplinuar në bllok”, tha mes të tjera ai.

Kryetrajneri i kombëtares së Letonisë, Rainers Vasiļjevs, ndihmohet nga Aivis Kokins, Raigo Kodress, Raimonds Liniņs dhe fizioterapisti Kristaps Blitsons, doktoresha Lolita Kalniņa-Havraneka dhe menaxherja Amanda Busha.

Powered by WordPress