Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka vazhduar kontratën me Torinon.
Klubi italian përmes një njoftimi, ka konfirmuar rinovimin e kontratës me yllin e Dardanëve, e cila do të jetë valide deri në verën e 2025-së.
Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka zgjatur kontratën me Mërgim Vojvodën deri në qershor të vitit 2025. Mbrojtësi nga Kosova luan me Torinon prej verës së vitit 2020 dhe ka zhvilluar 103 ndeshje me fanellën granata dhe ka realizuar 3 gola”, thuhet në njoftimin e Torinos.
Ndërkohë, torinezët kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe me Karol Linetty të vlefshme deri në vitin 2025.
/TV Arbëria