Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vodhi para duke “hakuar” një kompjuter, arrestohet një person në Prishtinë

Vodhi para duke “hakuar” një kompjuter, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që ka arritur që përmes sistemeve kompjuterike të qaset në një sistem online dhe të përfitojë materialisht.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që i njëjti përmes sistemeve kompjuterike është qasur në një sistem online dhe në mënyrë të kundërligjshme ka arritur të përfitoj për vete dhe të tjerët pa mbulesë duke shkaktuar dëme materiale te konsiderueshme”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.

Atij i janë sekuestruar edhe një llaptop, dy shtëpiza të kompjuterit, një telefon i mençur, dy USB, dy monitorë dhe një orë dore e mençur.

Policia njofton se i dyshuari është ende në mbajtje me vendim të prokurorit.

/TV Arbëria