Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > VMRO pushon shqiptarët nga puna, largime masive në të gjitha institucionet

VMRO pushon shqiptarët nga puna, largime masive në të gjitha institucionet

Pas tentativave për të hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut (VMRO) iu jep një tjetër goditje shqiptarëve.

VMRO ka nisur të largojë nga puna shqiptarët, duke i zëvendësuar ata me maqedonas.

Raportohet se drejtuesit e VMRO në të gjitha institucionet po largojnë shqiptarët nga puna.Rasti më i fundit është ai në repartin e biokimisë, ku janë pushuar të gjithë punonjësit shqiptarë.

Shqiptarët theksojnë se janë pushuar nga puna me arsyetimin se nuk ka buxheti për t’i paguar.

Përveçse i kanë larguar nga puna, shqiptarëve nuk iu është dhënë as rroga e fundit.

Drejtoresha e repartit të biokimisë, por edhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, kanë refuzuar deri më tani të japin një përgjigje zyrtare për rastin.