Politologu, Xhenur Iseni në një intervistë për TV Arbëria ka komentuar rreth situatës pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, raporton TV Arbëria.
Në kampin e maqedonas këto zgjedhje u fituan nga VMRO-DPMNE, parti e cila u deklaruan kundër ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria si parakusht për integrime evropiane, e sipas politologut nuk do të ketë ndonjë rrezik reth integrimeve evropiane.
“Nuk ka rrezik sepse një ndër tre shtyllat kryesore të paramarrëveshjes të koalicionit shqiptar janë edhe eurointegrimet, dhe deri tani pas zgjedhjeve flas, nuk ka pasur ndonjë retorik strikte se janë kundër ndryshimeve kushtetuese”, tha ai.
Politologu potencon se pas marrje së pushtetit nga kjo parti do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin maqedonas.
“Udhëheqësija e kësaj partie gjatë fushatës thoshte se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, kushtimisht në thonjëza nën diktatin bullgar dhe me këtë retorik i ka fituar zgjedhjet. Mirëpio unë tash besoj se do të ketë meqenëse i kanë siguruara 2/3 e votave në parlament 80 vota, tani do të ketë ndoshta me një lloj propagande, ndryshime kushtetuese nën diktatin maqedonas, jo në diktatitn bullgar, këtë do t’ua servojnë votuesve të tyre maqedonas, dhe besoj që pavarësisht të ardhjes së VMRO-së në pushtet, rrugëtimi i Maqedonisë drejtë bashkimit Evropian nuk do të jetë pengesë në këtë rast”, potencon politologu për TV Arbëria.
Ndiqeni intervistën: