Një 33-vjeçare ka raportuar në policinë e Vlorës se një 50-vjeçar ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.
Policia e Vlorës njofton se ndaj 50-vjeçarit I.A., ka nisur hetimi në gjendje të lirë, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, se 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, ka njoftuar policia e Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.