Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Vjosa Osmani si Ismet Hebibi

Vjosa Osmani si Ismet Hebibi

Nga Lirim Mehmetaj

Albin Kurti e ka parë që më nuk i duhet Vjosa Osmani. Lista Guxo në sondazhe del, në rastin më të mirë, 1%, elektoratin e Osmanit e ka gllabëruar Kurti. Njerëzit, si Gërvalla e Peci, edhe këta ushujza të pushtetit, ia ka marrë.

Vjosa Osmani e ka parë që Kurti nuk e ka ndërmend ta rizgjedhë presidente.

Kaq ka kjo situatë, çështje e ndytë pushteti dhe asgjë tjetër.

Këta edhe i përmirësojnë raportet prapë, nëse kalkulimet e ngushta ua nxjerrin si veprim më i favorshëm.

Dallimi mes Osmanit e Kurtit është se derisa Osmani është veç një hajdute ordinere që politikën e do për pasurim personal e familjar, pa kokëçarjen e shkatërrimit të shtetit, Kurti në anën tjetër e ka edhe mision këtë të fundit.

Unë do të doja që në këtë maskaradë publike nëpër të cilën po kalojnë, t’i lëmë të papenguar, ta përcjellim situatën thjesht për argëtim personal.

Sa i përket skenës politike prishja a ri-ndreqja e tyre nuk shkakton kurrfarë turbulence.

Osmani ka efekt elektoral sot sa ish kandidati për president i Kosovës, Ismet Hebibi.

Themes by WordPress