Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vjosa Osmani: “Masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen”

Vjosa Osmani: “Masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen”

“Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ngritur zërin për të kundërshtuar masat e padrejta të vendosura nga Bashkim Evropian ndaj Kosovës.

Osmani ka vënë theksin në rëndësinë e paqes, sigurisë dhe drejtësisë, duke kërkuar që masat e padrejta të hiqen menjëherë.

“Paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje të begatë për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Osmani teksa ka shtuar se “paqja dhe siguria lulëzojnë kur përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes”.

Në një postim në platformën “X”, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj kryesuesve të komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane për mbështetjen e tyre në thirrjen për heqjen e këtyre masave.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj”, ka përfunduar Osmani.

/TV Arbëria

Powered by WordPress