Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vjosa Osmani: Kryeminsitri Kurti ishte kundër që Kosova ta shkruante draft-statutin e Asociacionit

Vjosa Osmani: Kryeminsitri Kurti ishte kundër që Kosova ta shkruante draft-statutin e Asociacionit

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se mënyra më e mirë do ishte që Kosova ta kishte hartuar draftin me SHBA-në, por që për këtë nuk u bind Kurti.

Sipas saj në marrëveshje thuhet se do të ketë vetmenaxhim të komunitetit serb në Kosovës “dhe kjo mund të bëhet edhe nëpërmjet Asociacionit, por vetëm e vetëm në tërësi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës nën një, nën dy që respekton integritetin territorial e sovranitetin e republikës sonë, nën tre që respekton edhe dokumentin me shkrim të qëndrimit të amerikan, nën katër që respekton letrën e Mogherinit që nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive, dhe në fund që mbron funksionalitetin e brendshëm të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

E para e vendit ka pranuar se ka shqetësime e sa i përket  kompetencave të Asociacionit.

“Dhe ka shqetësime sa i përket …asaj në mënyrën se si do të vlerësohen vendimet e këtij asociacioni pasi do të formohej në një situatë hipotetike, pra këto dy kategori janë më shqetësueset, por unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta, dhe njëkohësisht atë që vet e kanë thënë në vendimin e vitit 2015 dhe do të jep sqarimet e duhura në mënyrë që praktikë të eliminohen këto dykuptimësi dhe në çfotëse veç vijmë deri të thememlimi pas atyre hapave që i diskutova që të bëhet gjithçka në përputhje me Kushtetutën tonë, nuk dua të jap vlerësime përfundimtare .”, ka thënë Osmani.

Ajo ka mohhuar se draft-statusi përbën atuonimi për komunitetin serb .Osmani thotë se mënyra më e mirë do ishte që Kosova ta kishte hartuar draftin me SHBA-në

Presidentja Vjosa Osmani në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se sa i përket draft-statutit të Asociacionit mënyra më e mirë sipas saj ka qenë që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta bënte  draftin si Republikë e Kosovës.

“Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta them publikisht në çdo që e kemi pasur me institucionet e tjera sepse një iniciativë e tillë është dashur të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun mirëpo pikërisht duke nuhatur që mund të na vijë një i cili jo domosdoshmërish na pëlqen në tërësi nga ana e BE-së, kam insistuar  të ulemi  ta bëjmë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën , sepse nuk i takon presidentes ta bëjë një draft”, ka thënë Osmani.

Ajo është pyetur se pse nuk ka tentuar ta bind kryeministrin për një gjë të tillë.

“Sepse ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur bindëse argumentet, çka po doni të ju them tjetër”, është përgjigjur ajo.

Derisa për raportet me Kryeministrin Albin Kurti, i ka konsideruar si korrekte, dhe sipas saj e përbashkëta e tyre është qëllimi që e kanë për Kosovën.

”Kemi një raport korrekt respektojmë rolin e njeri-tjetrit, kemi debate por arrijmë në një rrugë, qëllimet tona janë të përbashkëta, asnjëherë nuk dallojmë në qëllime, jemi ne te dy që kemi marrë besimin e qytetarëve, ia kemi borxh qytetarëve që të punojmë bashkë”, tha Osmani ndër tjera../21Media