Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vjosa Osmani jep sinjale për rikthim në LDK

Vjosa Osmani jep sinjale për rikthim në LDK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se po jep sinjale të një rikthimi të mundshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gjatë një tubimi me qytetarë në Podujevë, Osmani tha se nuk mund të flasë deri më 4 prill, por theksoi se kjo nuk e ndalon publikun të diskutojë çfarë të dojë.

4 prilli është dita kur Osmanit i mbaron mandati si presidente.

“Unë iu thash edhe pak mëherët, unë deri më 4 prill smuj me fol por kjo nuk domethënë se ju sbon me fol. Ju kallzoni cka po doni ju”, tha shkurt Osmani para qytetarëve që ishin të pranishëm.