Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vjosa Osmani i reagon ashpër ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill

Vjosa Osmani i reagon ashpër ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar dje se Serbia aktualisht është një partner më i afërt më NATO-në, se sa Kosova dhe ka përsëritur kërkesën e njohur të SHBA-ve për themelimin e  Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndaj këtij pohimi ka reaguar sot ashpër Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Deklarime të tilla ajo i ki quajtur si ofendim për viktimat e Serbisë së Milosheviqit, e cila sipas të parës së shtetit Serbia e sotme nuk ka ndryshuar nga ajo kohë.

Gjatë në konference për media, Vjosa Osmani ka deklaruar, se NATO si aleancë e ka për mision edhe mbrojtjen e vlerave dhe shteteve  demokratike ndaj forcave autoritare, e të cilat shkelin rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare, siç është Serbia. Madje ky shtet jo vetëm që nuk është jo vetëm që është ka ambicie për të qene pjesë e NATO-së, por edhe është kunbdër vlerave të aleancës, sepse asnjëherë nuk ka shprehur gatishmëri për të qenë vend anëtar i NATO-së.

Po ashtu, Vjosa Osmani, ka kujtuar se Serbia është një shtet që ka kryer akt agresioni kundër Republikës së Kosovës, si dhe vazhdimisht tenton ta shkatërrojë Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi. Në këtë drejtm ajo nuk dallon asgjë nga Rusia e Putinit.

Për më shumë Serbia është një shtet  që kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj gjenocidiale dhe kriminale që ka kryer kundër popujeve tjerë. Prandaj, kush do që e konsideron Serbinë si shtet që është më afër NATO-së, jo vetëm që i ofendon përpjekjet demokratike të shteteve tjera për të qenë pjesë e saj, por po ashtu i ofendon  edhe viktimat e Serbisë së Milosheviqit, për të cilat shteti serb nuk ka kërkuar kurrë falje.

/TV Arbëria

Powered by WordPress