Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vjosa Osmani dhe Dilemat Politike para Zgjedhjes së Presidentit të Ri të Kosovës

Vjosa Osmani dhe Dilemat Politike para Zgjedhjes së Presidentit të Ri të Kosovës

Shkruan: Antigona Selimi

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, Levizja e Vetvendosje ka siguruar shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri të re, por një pyetje thelbësore mbetet ende pa përgjigje: do të zgjidhet presidenti i ri nga legjislatura e ardhshme, apo do të duhet të shpallen zgjedhje të tjera? Kjo çështje është bërë një nga temat kryesore në politikën e Kosovës, pas deklaratave të fundit të liderëve politikë dhe analizave të ndryshme.

Nëse e shohim nga afër, mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill 2026. Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri duhet të zgjidhet më së voni deri më 4 mars 2026. Megjithatë, edhe pse zgjedhjet janë mbyllur, mbetet e paqartë se si do të zhvillohet ky proces dhe kush do të jetë presidenti i ri.

Albin Kurti dhe Diskutimi për Mandatin e Dytë të Vjosa Osmanit

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se do të diskutojë për këtë çështje me partitë opozitare, por fillimisht planifikon të bisedojë me presidenten aktuale, Vjosa Osmani. Kurti ka theksuar se një diskutim i tillë është i domosdoshëm për të arritur një konsensus dhe për të shmangur bllokimin e procesit politik.

Në anën tjetër, Vjosa Osmani ka shprehur hapur ambicien për të synuar një mandat të dytë. Ajo ka theksuar se Kosova ka nevojë për vazhdimësi dhe stabilitet, duke pasur parasysh punën e bërë deri tani. Në një intervistë të fundit, Osmani tha se mandati i dytë është i nevojshëm për të siguruar një vazhdimësi në proceset dhe reformat e nisura, duke shtuar se kjo çështje tani është në duar të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sistemi i Zgjedhjes së Presidentit: Dy Votime dhe Kushtet e Nevojshme

Për të zgjedhur presidentin e ri, Kushtetuta e Kosovës kërkon që në dy votimet e para kandidati të sigurojë 80 vota nga deputetët. Nëse askush nuk arrin këtë shumicë, atëherë mund të shpallet një votim i tretë, ku kandidati që merr të paktën 61 vota mund të zgjidhet president. Ky proces është i rëndësishëm, pasi ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin politik të vendit.

Partitë Opozitare dhe Pozita për Zgjedhjen e Presidentit

Një tjetër pyetje që mbetet pa përgjigje është se si do të veprojnë partitë opozitare, sidomos Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që ka shprehur se duhet të gjendet një zgjidhje kur të vijë koha e zgjedhjes së presidentit. Bedri Hamza, një prej liderëve të PDK-së, ka theksuar se është e rëndësishme që procesi të vijojë pa u bllokuar dhe se duhet të gjehet një formulë për zgjedhjen e presidentit që do të respektojë interesat e të gjitha palëve.

Afrim Kasolli: Analiza e Rolit të Vjosa Osmanit dhe Rëndësia e Bashkëpunimit me Albin Kurtin

Analisti politik Afrim Kasolli ka shkruar se ngurimi i Albin Kurtit për t’i ofruar mesazh të qartë Presidentes Osmani ka të bëjë me faktin se ai dëshiron t’i tregojë asaj që është ajo që ka përfituar politikisht nga i pari dhe jo anasjelltas. Sipas Kasollit, rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit e ka bindur Kurtin se tashmë e para e shtetit nuk është e dobishme politikisht për të, dhe se ajo mund të zëvendësohet për qëndrueshmërinë politike të Lëvizjes Vetëvendosje pa ndonjë telashe të mëdha, met Donika Gervalla dhe Faton Peci. /TvArbëria/