Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vjosa Osmani bartëse e listës? Visar Azemi: S’ka pasë diskutime deri tash, dera në LDK është e hapur për secilin

Vjosa Osmani bartëse e listës? Visar Azemi: S’ka pasë diskutime deri tash, dera në LDK është e hapur për secilin

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën e sotme që pati për media u pyet rreth raportimeve se presidentja Vjosa Osmani mund të jetë bartëse e listës e LDK-së nëse vendi shkon në zgjedhje.

Në përgjigje, ai tha se s’është diskutuar kjo pjesë, megjithatë ai tha se dera e partisë së tij është e hapur për ata që duan t’i bashkohen asaj.

“Pra nuk ka asnjë diskutim deri më tash për atë pjesë. Lidhja Demokratike e Kosovës është e të gjithë qytetarëve, prandaj të gjithë ata që duan të jenë në Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë dyert e hapura”, tha Azemi para mediave.